Milani e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në elitën e futbollit italian.
Rossonerët kanë triumfuar në San Siro me rezultat të pastër 2-0 ndaj Bolognës, në një ndeshje ku shkëlqeu Zlatan Ibrahimovic.
Veterani suedez shënoi dy golat për vendasit për një nisje të mbarë të sezonit të ri.
E falë dy golave, Ibra u shpall edhe lojtari i ndeshjes duke marrë notën më të lartë.
Por me paraqitje të mirë u dalluan edhe Theo Hernandez, Giggi Donnarumma e Davidde Calabria.
Ndërkohë nota më e ulët në këtë takim shkoi për mbrojtësin e mysafirëve Dijks. /Telegrafi/