Telegrafi

Milan 2-0 Bologna, notat e lojtarëve: De Ketelaere dhe Leao më të mirët në fushë

Milani ka arritur të marrë fitoren e dytë në Serie A nga tri ndeshjet e para të zhvilluara.

Rossonerët kanë mposhtur me rezultat të pastër Bolognan 2-0 në San Siro.

Rafael Leao në pjesën e parë dhe Olivier Giroud në të dytën ishin autorët e golave, ku në të parin asistoi Charles de Ketelaere dhe në të dytin sulmuesi portugez.

Pikërisht talenti belg Chalres de Ketelaere ishte futbollisti me notën më të lartë në ndeshje 8,0, derisa me notë të lartë u vlerësuan edhe Rafael Leao, Pierre Kalulu e Olivier Giroud.

Te skuadra mysafire më i vlerësuari ishte portieri polak Lukasz Skorupski, derisa nota më e ulët shkoi për Kasius. /Telegrafi/