Site icon Telegrafi

Milan 1-1 Udinese, notat e lojtarëve: Tonali më i vlerësuari te kuqezinjtë

Milani nuk ka arritur të rikthehet te fitoret në Serie A, pasi është ndalur nga Udinese në barazim 1-1.

Gjiganti italian kësisoj tani rrezikon ta humbas pozitën e parë në tabelë në rast të fitores së Interit nga Genoa.

Rossonerët kaluan në epërsi me golin e Rafael Leaos që u asistua nga Sandro Tonali, derisa mysafirët barazuan shifrat në pjesën e dytë me talentin Destiny Udogie.

SofaScore ka publikuar edhe notat me të cilat janë vlerësuar futbollistët në këtë paraqitje.

Mesfushori italian i Milanit, Sandro Tonali ka marrë notën më të lartë 8,1, derisa pas tij u vlerësuan lartë edhe Alessio Romagnoli, Mike Maignan dhe Franck Kessie.

Tek skuadra mysafire notat më të larta shkuan për rezervistët Udogie dhe Pereyra.

Milani vazhdon të mbetet lider me 57 pikë, tri më shumë se Interi që ka dy ndeshje më pak, derisa Udinese është e 14-ta në tabelë me 26 pikë.

Ndeshjen e radhës Rossonerët do ta luajnë në udhëtim te Napoli, derisa Udinese pret Sampdorian. /Telegrafi/

Exit mobile version