Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në përballje me Sampdorian.
Rossonerët ishin favorit për ta fituar këtë sfidë, por u befasuan nga mysafirët që treguan lojë shumë të mirë.
Fabio Quagliarella ishte realizues për skuadrën nga Gjenova, derisa talenti norvegjez Jens Hauge shpëtoi Milanin nga humbja.
Mbrojtësi i mysafirëve, Omar Colley ishte më i vlerësuari, derisa me notë të mirë u dalluan edhe Antonio Candreva dhe Fabio Quagliarella.
Në anën tjetër te vendasit nota më e lartë shkoi për portierin Gianluiggi Donnarumma, derisa lart u vlerësuan edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Sandro Tonali. /Telegrafi/