Milani ka fituar edhe takimin e dytë të 1/16-tës së Ligës së Evropës ndaj Ludogoretsin me rezultat minimal 1-0.
Rossonerët kanë siguruar kualifikimin në 1/8-tën e Ligës së Evropës pasi kanë mposhtur në dy ndeshje Ludogoretsin me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Goli i vetëm në ndeshjen kthyese të zhvilluar në San Siro u shënua nga sulmuesi italian, Fabio Borini (21′).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi zviceran, Ricardo Rodriguez, i cili u notua me 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin mysafirë, Jorge Broun, i cili u vlerësua me 6.1. /Telegrafi/
Milan:
Ludogorets: