Milani ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.
Rossonerët kanë vazhduar me fitore në kampionat, duke triumfuar ndaj Empolit dhe duke rritur epërsinë me ndjekësit në pozitën e parë.
Goli i vetëm në këtë fitore për ekipin e Stefano Piolit e shënoi mbrojtësi Pierre Kalulu nga distanca në minutën e 19-të.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht shënuesi i vetëm i ndeshjes, Kalulu, i cili u notua me 8.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin e Empolit, Szymon Zurkowski që u vlerësua me notë 6.0.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti mesfushori Kristjan Asllani që u notua me 6.7, ndërsa Nedim Bajrami u notua me 6.3 për 71 minuta sa luajti.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/