Telegrafi

Milan 0-3 Lille, notat e lojtarëve: Yazici me notë fantastike, dëshpërojnë Donnarumma dhe Romagnoli

Milani ka pësuar humbje të thellë në San Siro nga Lille në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Evropës.

Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultat të thellë 0-3, në një ndeshje ku ka shkëlqyer turku Yusuf Yazici.

Sulmuesi i skuadrës franceze ishte i pandalshëm nga vendasit, pasi arriti të shënonte het-trik në këtë takim.

E falë tre golave të shënuar, Yazici është shpallur edhe lojtari i ndeshjes me notën 9,5.

Me lojë të mirë te mysafirët u dallua edhe Renato Sanches si dhe sulmuesi Jonathan David.

Në anën tjetër notat më të ulëta shkuan për dyshen Giggi Donnarumma dhe kapitenin Alesio Romagnoli. /Telegrafi/