Telegrafi

Milan 0-1 Benevento, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve

Sagna - Cutrone (Getty Images)

Milani ka humbur në shtëpi nga Benevento me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A.

Rossonerët kanë gjashtë ndeshje pa fitore në Serie A dhe me humbjen e sotme nga Benevento rrezikojnë seriozisht kualifikimin në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Goli i vetëm në këtë fitore të madhe të Beneventos u shënua nga Pietro Iemmello, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 32-të të ndeshjes.

Lexo po ashtu Milani humb nga Benevento në San Siro, rrezikon vendin që i dërgon në Ligën e Evropës

Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte portieri mysafirë, Christian Puggioni, i cili u vlerësua me notë 8.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesin portugez të Milanit, Andre Silva, që u notua me 5.8.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili ishte njëri nga më të vlerësuarit duke u notuar me 7.2. /Telegrafi/

Milan:

Te Milani dështuan edhe Cutrone, Donnarumma dhe Borini

Benevento:

Te Benevento shkëlqyen edhe Tosca, Viola dhe Sandro