Milani ka humbur në shtëpi nga Benevento me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A.
Rossonerët kanë gjashtë ndeshje pa fitore në Serie A dhe me humbjen e sotme nga Benevento rrezikojnë seriozisht kualifikimin në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Goli i vetëm në këtë fitore të madhe të Beneventos u shënua nga Pietro Iemmello, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 32-të të ndeshjes.
Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte portieri mysafirë, Christian Puggioni, i cili u vlerësua me notë 8.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesin portugez të Milanit, Andre Silva, që u notua me 5.8.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili ishte njëri nga më të vlerësuarit duke u notuar me 7.2. /Telegrafi/
Milan:
Benevento: