Site icon Telegrafi

Milaimi, plaku nga Turqia që ka 152 nipër dhe mbesa – ai nuk ua di emrin shumicës prej tyre

Një burrë 95 vjeçar në Turqinë veriperëndimore me siguri ka një shtëpi të mbushur plotë kur të vijë koha për ndonjë bashkim familjar.

Milaim Can, i cili jeton në krahinën veriperëndimore të Bursa, ka të drejtë nëse do të donte të mburrej për trashëgimtarët e tij.

Kjo pasi që, sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, ai ka lënë pas vete – së paku deri më tani – 152 nipër, mbesa, stërnipër dhe stërmbesa në pemën e tij familjare.

Siç bëhet e ditur, historia e tij u bë temë mediale kur ai ishte vizituar nga një deputete nga Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Party), Vildan Yılmaz Gürel, i cili erdhi në derën e shtëpisë së tij, gjatë fushatës zgjedhore.

Pasi ishin përshëndetur, ai i kishte thënë deputetes se ai ishte dy herë i martuar dhe ka 12 fëmijë dhe 152 nipër e mbesa dhe stërnipër, megjithëse nuk di shumicën e emrave të tyre.

Can, një emigrant nga ish-Jugosllavia, gjithashtu i tha Gürel se ai luftoi në Luftën e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu ka thënë se ka një simpati për presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. /Telegrafi/

Exit mobile version