Site icon Telegrafi

Milaim Zeka: Mijallkov, ideatori dhe kurthvënësi i Kumanovës (Foto)

Gazetari Milaim Zeka duke komentuar vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për tërheqjen e pjesërishme të faljes, ka thënë se ai me këtë u detyruar të tërhiqet para Prokurorisë Speciale.

Ai thotë se me këtë vendim i hapet rrugë hetimeve për Jankullovskën dhe Sasho Mijallkov, që sipas tij është ideator dhe kurthvënës për Kumanovën, shkruan Zhurnal.

Ja çfarë shkruan gazetari Milaim Zeka:
“Bashkësia ndërkombëtare, e ka detyruar Presidentin maqedon, Ivanov, që të dorëzohet përpara Prokurorisë Speciale.

Tani, kjo prokurori, do ta hetojë edhe ish ministren e Punëve të Brendshme, si dhe shefin e Shërbimit Sekret, atë Sashen e “madh”, i cili përpos qe është ideator dhe kurthvënës i Kumanovës, ka luajtur … me liderët politik shqiptar në Maqedoni, Shqipëri, dhe Kosovë.

Hetimet e tije dhe të tjerëve, do të nxjerrin në drite sesi ka funksionuar struktura mafioze e Ballkanit…” /Telegrafi/

Exit mobile version