Site icon Telegrafi

Mikullovci ua plotëson për herë të fundit kërkesën PAN-it për takim konsultativ

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka thënë se të mërkurën do të mbajë edhe një takim konsultativ me koalicionin PAN.

Mikullovci ka thënë se kjo do të jetë hera e fundit që do të mbajë një takim të tillë me PAN-in.

“Ata kanë kërkuar që të mbahet edhe një takim konsultativ. Unë do të shkoj në atë takim të mërkurën në orën 10:00 me një pikë të vetme të rendit të ditës se kur ata janë të gatshëm të vijnë në seancë”, ka thënë Mikullovci.

Mikullovci ka theksuar se ky takim do të mbahet edhe nëse Vetëvendosje dhe koalicioni LAA nuk marrin pjesë. /Telegrafi/

Exit mobile version