Telegrafi

Mikullovci: Seancën do ta thërrasim kur ta kërkojë PAN-i

Drejtuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka thënë se do ta thirr seancën konstitutive në momentin që këtë e kërkon koalicioni PDK–AAK dhe Nisma (PAN).

Mikullovci në një prononcim për Telegrafin tha se deri më tani nuk ka marrë asnjë kërkesë për ta bërë një gjë të tillë, duke shtuar se “ata më kanë thënë që kur do t’i bëjnë numrat do të kërkojnë që të mbahet mbledhja e kryesisë dhe më pas thirrja e seancës”.

“Nuk ka absolutisht kurrfarë pengese. Në momentin që ata do të kërkojnë që të thirret seanca ne do ta thërrasim.  Jemi treguar dhe do të tregohemi korrekt”, ka thënë Mikullovci.

Ndryshe, mbrëmë pas gati tre muajve që janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme nacionale është arritur marrëveshja në mes koalicionit PAN dhe Aleancës për Kosovë të Re (AKR). /Telegrafi/