Site icon Telegrafi

Mikullovci: Nuk kam kompetenca t’i përgjigjem kërkesave për shtyrje të seancës

Pas deklarimit të përfaqësuesit të koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN), Enver Hoxhaj se ata nuk i kanë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe drejtuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci.

Ai përballë kërkesës se Hoxhajt që ta shtyjë në një periudhë prej dy javëve vazhdimin e seancës konstituive, ka thënë se nuk ka kompetenca të përgjigjet në kërkesën e koalicionit fitues.

“Unë për tri herë radhazi i kam pranuar kërkesat tuaja për takime konsultative”, ka shtuar Mikullovci. /Telegrafi/

 

Exit mobile version