Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, muaj më parë u rikthye sërish në qendër të mediave me të rejat e tij nga jeta private.
Ai u fejua me modelen nga Shqipëria, Selvije Jao, me të cilën duket se shumë shpejt do të kurorëzojë edhe dashurinë e tij me martesë.
Këtë gjë e ka bërë të ditur një nga miqtë e këngëtarit, përmes një postimi në InstaStory.
Bëhet fjalë për aktorin Rezart Vlashenja, i cili publikoi në InstaStory një fotografi të çiftit, duke u shprehur se lajmi për martesën e tyre ishte dhurata më e mirë që mori për ditëlindje.
“Kjo është dhurata më e bukur që mora për 35-vjetorin që ju do të martoheni shumë shpejt mora vesh! Rrofsh vëllai im, Selvije Jao, je motër”, ka shkruar Rezarti në InstaStory.
Mesa duket miku i afërt i çiftit është në dijeni të një date të martesës për çiftin, që tashmë duket se kanë vendosur të jenë përgjithmonë në krahët e njëri tjetrit.
Këngëtari nga Maqedonia përndryshe ka qenë më pak aktiv kohëve të fundit në muzikë, ndërsa duket se është më i përkushtuar në jetën private. /Telegrafi/