Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se Aleksandar Grboviq, mik i ngushtë i terroristit Milan Radoiçiq ka vdekur në rrethana misterioze më 17 gusht në Kopanik.
Musliu përmes një postimi në “X” ka publikuar edhe disa fotografi nga një aheng që ishte Grboviq.
“Këto foto janë marrë në festën ku “vdiq” Aleksandar Grboviq, një mik i ngushtë i terroristit Milan Radoiçiq, (më 17 gusht 2024 në Kopaonik). Grboviq ishte një kolonel i pensionuar i ushtrisë serbe, i specializuar në shërbimet sekrete”, ka shkruar Musliu.
Ai ka shtuar se Grboviq ishte personi kryesor që merrej me fshehjen e logjistikës që ishte përdorur për agresionin terrorist të shtetit serb në Banjskë sipas metodës ruse “little green man”. /Telegrafi/
MYSTERIOUS DEATH (MURDER) PARTY
These photos were taken at the party where Aleksandar #Grbovic, a close friend of the #terrorist Milan #Radoicic, “died” (17 August 2024 on Kopaonik).
Grbovic, was a retired colonel of the #Serbian army, specialized in the #secret services. He was… pic.twitter.com/jbLHVl49U4— Agim Musliu (@agim_musliu) August 21, 2024