Jose Mourinho kurrë nuk ka dashur ta ketë nën urdhra mesfushorin, Paul Pogba.
Kështu thotë 69-vjeçari Eladio Parames, i cili është mik i trajnerit të Manchester Unitedit që nga mosha nëntë vjeçare.
Ai thotë se Mourinho nuk qëndron pas transferimit të francezit nga Juventusi, të cilin e krahason me Mario Balotellin, të cilin portugezi e kishte lojtar te Interi.
“Nuk është rastësi që të dytë janë kritikuar ashpër nga disa trajnerë. Sigurisht disa do të pyesin nëse personi që i ka punësuar ata nuk e di se çfarë personalitetet kishin. Përgjigja është po, por nganjëherë ka arsye përtej sportive që udhëheqin klubet”.
“Pogba, për shembull, vlen shumë në tregun e reklamave, aq shumë sa që në vetëm gjashtë muaj, Manchester United kishte nxjerr paratë e paguar në adresë të Juves”.
“Megjithatë, pa Matuidin dhe Kanten te Franca, ai nuk vlen pothuajse asgjë në fushë. Man United nuk ia transferoj lojtarët e kërkuar Mourinhos. Dhe Mourinho duhej të shikonte se si Pogba u bë lojtari me më së shumti topa të humbur në ekip”, tha ai.
Ndryshe, Pogba ka shprehur tashmë pakënaqësinë me trajtimin nga ana e trajnerit, ku ky i fundit ka humbur besimin te shtatgjati. /Telegrafi/