Site icon Telegrafi

Miku i madh shqiptarëve John Ratcliffe, në krye të inteligjencës amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar  John Ratcliffe është zgjedhur nga senati, Drejtor i Inteligjencës Amerikane.

Siç thuhet, 53 vjeçari Ratcliffe njihet si besnik i presidentit Trump dhe ky i fundit e ka përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar.

Ratcliffe ishte nominuar për këtë pozitë edhe në korrik të vitit të kaluar, por e refuzoi nominimin në gusht, pasi u ngritën dyshime rreth mungesës së përvojës së tij dhe ekzagjerimeve të mundshme në rezyme.

Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA.

Lexo po ashtu Në vend të Grenellit, Ratcliffe emërohet shef i Inteligjencës amerikane

Më 2016, kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në Nju Jork, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.

Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffet me Pandeli Majkon, ministër i Shqipërisë për Diasporën dhe me Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes në Shqipëri.

Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë të ambasadës kosovare në Nju Jork, e biznesmenë./Telegrafi/

Exit mobile version