Zyra e Prokurorit të Rrethit në Los Anxhelos po rishikojnë akuzat për sulme seksuale të ngritura kundër një shoku të Chris Brown.
Lowell Grissom Jr. është akuzuar në një padi për përdhunimin e një gruaje në shtëpin e Chris Brownit në Tarzana të Kalifornisë, vitin e kaluar.
Pretendimet kundër Grissom u paraqitën në Prokurorinë e Los Anxhelosit të martën, sipas New York Daily News.
Grissom ka mohuar më parë akuzat.
“Një rast u prezantua sot dhe aktualisht është nën shqyrtim”, tha zëdhënësi i Prokurorit të Zyrës së Prokurorisë të Qarkut në Los Anxhelos, Ricardo Santiago.
Grissom është aktualisht objektivi i vetëm i rastit, jo Brown, shton uebfaqja.
Avokati i akuzueses, Gloria Allred, shpjegoi se ai ishte i kënaqur me lëvizjen që bëri Gjykata në këtë rast.
“Unë jam i kënaqur që rasti që përfshin Z. Grissom është duke u shqyrtuar nga Gjykata e Los Anxhelosit”, tha ai për NY Daily News.
“Klienti ynë do të vazhdojë të ndihmojë zbatimin e ligjit në çdo mënyrë të mundshme. Ne shpresojmë për zhvillime të mëtejshme”, ka thënë ai tutje.
Sipas TMZ, burimet kanë thënë në faqen e internetit se do të jetë e vështirë të provohet mungesa e seksit konsensual, pasi provat janë të pakta.
Të enjten e kaluar, avokati i Grissom, Anthony Willoughby i tha TMZ-së se klienti i tij “me forcë i mohon këto akuza të rreme dhe shpifëse [që] filluan vitin e kaluar, duke përfunduar pa arrestime, asnjë provë, një kallëzim të papërcaktuar për dhunime dhe pas një hetimi policor”.
“Kjo padi civile është një përpjekje e hapur për kapjen e parave dhe për të dëmtuar reputacionin e klientit tim duke inkurajuar zhurmën për Gloria Allred ndërsa ajo shfrytëzon këtë grua të re për përfitimet e saj financiare dhe personin publik”, tha Willoughby.
Grissom u akuzua nga klienti i Allred për sulm seksual pranë një banjo dhe përsëri në një dhomë lavanderie, në rezidencën 28-vjeçare të fituesit të çmimit Grammy.
Akuzuesi i Grissom, i referuar si Jane Doe në dokumentet e gjykatës, tha se incidenti ndodhi pas një shëtitjeje më 1 shkurt 2017. /Telegrafi/