Telegrafi

Miku i Berzovsky gjendet i vdekur në Londër (Foto)

Shtetasi rus në ekzil Nikolai Glushkov raportohet se është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Londër, vetëm një javë pas sulmit me agjent nervoz që ndodhi ndaj ish-agjentit të dyfishtë, shkruan Guardian.

Nikolai Glushkov është gjetur nga familjarët dhe miqtë gjatë të hënës mbrëma, transmeton Telegrafi.

Glushkov ishte një biznesmen në Rusi dhe pas rënies së komunizmit ishte partner i Boris Berzovsky, i cili iku nga Moska pasi ishte kritik ndaj politikave të Vladimir Putinit.

Berezovsky është gjetur i vdekur në dyshemenë e tualetit në shtëpinë e tij në pjesën jugore të Londrës, ku kishte një shami rreth qafës.

Ekspertët ende nuk kanë mundur të definojnë nëse oligarku ishte vrarë apo kishte kryer vetëvrasje.

Vdekja e Glushkovit ndodhi një javë pasi miku i tij, rusi në ekzil Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u helmuan me agjent nervor në Salisbury. /Telegrafi/