Moti i nxehtë është këtu dhe a e dini se çfarë do të thotë kjo? Koha për një ndryshim veror te flokët!
Nëse jeni gati të flirtoni me një nuancë më të çelët, bionde “sunrise” (lindje dielli) është ngjyra perfekte.
Po, tingëllon si një koktej që do porosisnit në barin tuaj të preferuar por në fakt, është një nuancë e re dhe e freskët për këtë sezon.
Parukieri i njohur Jeremy Tardo e quan këtë “bionde shumëplanëshe”.
“Kjo dukje ofron shkëlqim dhe i tregon flokët e butë. Është një miksim unik ngjyrash që sjell një pamje natyrale, zakonisht me rrënjë të errët dhe tone më të ngrohta më poshtë.”
Tardo thotë se kjo nuancë është më e vështirë të arrihet nëse flokë shumë brune, megjithatë “variantet e kësaj ngjyre mund të duken dhe të dalin mirë në shumë ngjyra dhe lloje flokësh”.