Shkencëtarët thonë se ky mikroskop mund të shfrytëzohet për studimin e viruseve të ndryshëm.
Teknologjia e re e paraqitur në revistën Natural Communication shfrytëzon valët të cilat emetohen në afërsi të objektit që shikohet.
Këto valë refraktohen nëpër xham dhe pastaj japin pamje sikur në mikroskopin tradicional.
Kjo u ka mundësuar shkencëtarëve që me sytë e tyre të shohin detaje të cilat përndryshe mund të shihen vetëm me metoda indirekte, sikur mikroskopia atomike ose skenerët eletronikë të mikroskopisë.
Ekspertët pohojnë se mikroskopi i ri do të gjejë përdorim në biologji, në hulumtimin e qelizave, baktereve dhe virueseve. /Telegrafi/