Telegrafi

Mikroorganizmat në jashtëqitje dhe mbipesha

Në një studim të realizuar nga shkencëtarët finlandezë janë përfshirë njëzet fëmijë me mbipeshë të moshës shtatë vjeçare, si edhe numër i ngjashëm i fëmijëve me peshë të dëshiruar.

Analiza mikrobiologjike ka treguar se në jashtëqitjen e fëmijëve me mbipeshë ka pasur më shumë bifidobaktere, ndërsa më pak stafilokoke.

Autorët e këtij studimi mendojnë se përbërja e padëshirueshme e mikroflorës së hershme të zorrëve tregon për mundësinë e trashjes në jetën e mëvonshme.