Telegrafi

Mikrofoni i kthyer së prapthi zbulon mashtrimin e këngëtares (Video)

Sa Dingding këngëtare e muzikës popullore, kishte filluar performancën me mikrofonin e kthyer së prapthi, teksa zëri dëgjohej normal, transmeton Telegrafi.

Edhe pse këngëtarja 32-vjeçe e kishte kthyer shpejtë mikrofonin si duhet, kjo ka mjaftuar të kuptohet se paraqitja e saj në koncert ishte mashtrim, e jo këndim i gjallë. /Telegrafi/