Telegrafi

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Gavi është një nga talentët më të mëdhenj të Barcelonës dhe është një futbollist që pritet të jetë lider në të ardhmen te katalunasit.

Por aktualisht lideri i Barcelonës është Robert Lewandowski, me sulmuesin polak që po kalon vitin e tij të dytë në Camp Nou.

Gavi dhe Lewandowski janë dy miq të mirë, por në ndeshjen ndaj Sevillas që Barcelona e fitoi me rezultat 1-0, mesfushori spanjoll pati kritika ndaj polakut.

Mikrofonat që janë rreth fushës kanë zbuluar kanë bërë që DAZN të zbuloj edhe fjalët e Gavit i cili nuk kursen kritikat ndaj Lewandowskit, madje në një moment edhe e shanë atë pasi polaku shkaktoi një faull.

“Robert, dreqin. Nuk duhet ta bësh atje, dreqin. Q*** njeriun”, bërtiste Gavi në drejtim të poalakit.

Gavi është vetëm 19 vjeçar apo 16 vite më i ri se Robert Lewandowski që ka mbushur 35 vite.

Megjithatë tifozët e Barcelonës po e lavdërojnë mesfushorin spanjoll për lidershipin që ka dhe që lufton shumë për fanellën.

Gjithsesi dyshja në fjalë janë miq të ngushtë dhe debatet brenda fushës duken shumë normale. /Telegrafi/