Site icon Telegrafi

Mikrofinancat rreth 170 milionë euro asete

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se deri në tremujorin e dytë të vitit 2017, asetet e sektorit mikrofinanciar arritën në 169.2 milionë euro, duke shënuar rritje të theksuar vjetore prej 24.5 për qind.

“Kontribuues kryesor në rritjen e aseteve të sektorit ishte rritja e kredive bruto, kryesisht të financuara nga huamarrjet në sektorin e jashtëm, e që dominojnë strukturën e përgjithshme të aseteve të sektorit mikrofinanciar (76.1 për qind), thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së aktiviteti kreditor i sektorit mikrofinanciar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017 u karakterizua me rritje të përshpejtuar të vlerës së kredive prej 31.9 për qind.

“Ekonomitë familjare, që kanë një pjesëmarrje prej 64.9 për qind në gjithsej kreditë e sektorit, u karakterizuan me rritje vjetore prej 27.8 për qind. Gjithashtu, kreditë ndaj ndërmarrjeve që përfaqësojnë 35.1 për qind të gjithsej kredive të sektorit, shënuan një rritje vjetore prej 40.2 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive. /Telegrafi/

Exit mobile version