Kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati është takuar me mikrobiologun Lul Raka, njëherësh edhe koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me hapat që do t’i ndërmarrë Komuna e Kamenicës në menaxhimin e kësaj situate.
Kastrati dhe Raka kanë apeluar te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Unë, z.Raka dhe gjithë stafi mjekësor e kemi një lutje për ju. Qëndroni në shtëpi, sepse vetëm kjo na ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virusit”, ka shkruar Kastrati.