Site icon Telegrafi

Mikrobiologu Lul Raka, shpallet fitues i çmimit ‘Evropiani i vitit’

Lul Raka, Profesor i Mikrobiologjisë dhe Kontrollit të Infeksioneve në Universitetin e Prishtinës, është shpallur fitues i çmimit “Evropiani i vitit” për vitin 2020.

Ndarja e çmimit është bërë përmes një transmetimi drejtpërdrejt në Facebook,  nga Ambasadorja Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së.

Raka ka thënë se ndihet i nderuar me këtë çmim ndërkaq u shpreh se puna e tij në këto ditë pandemie ishte shumë e vogël në krahasim me punën e shërbyesve të tjerë shëndetësore.

Lexo po ashtu Lul Raka për çmimin Evropiani i Vitit: I takon IKSHPK-së, FSK-së, policisë, të gjithë atyre që kontribuuan në luftën ndaj CODIV-19

Ai tha se do të dëshironte të ndante këtë çmim me të gjithë qytetarët e Kosovës që ndoqën udhëzimet për parandalimin e pandemisë.

Të pranishëm ishin edhe të nominuarit e tjerë: Valbona Mazreku për 32 vullnetarët që ndihmojnë qytetarët në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë; Darko Dimitrijeviq, gazetar dhe aktivist; dhe Dr. Lindita Ajazaj-Berisha nga Klinika e Sëmundjeve Infektive në QKUK.

Me rastin e Ditës së Evropës, për të pestin vit me radhë, Bashkimi Evropian në Kosovë ndan Çmimin Evropiani i Vitit për një individ/institucion që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

Në të kaluarën këtë çmim e kanë marrë Majlinda Kelmendi, Erzen Shkololli, Jeton Neziraj e Kivo Company.

Duhet përmendur se, mikrobiologu Lul Raka në këtë kohë pandemie me COVID1-19, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në informimin e qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version