Site icon Telegrafi

Mikrobet e zakonshme që ndodhen në pothuajse çdo shtrat, sa do i pastër që të jetë (Video)

Martin Kaae Kristiansen është studenti i biomedicinës, që ka marrë pamjet mikroskopike të mikrobeve të zakonshme, që jetojnë në brendi të shtretërve.

Sipas tij, këto gjallesa të vogla ndodhen brenda ecilit dyshek, sa do i pastër që të jetë, pasi krijohen me kohë dhe ushqehen me lëkurën e vdekur dhe copëza ushqimi, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre janë të ashtuquajturit peshk i argjendit, morri i pluhurit dhe specia tjetër e njohur i morr i librave, që qëndrojnë në skajet e errëta të shtrojës ku flini, krijojnë familje dhe përmbajnë alergji të ndryshme.

Me madhësi sa fara e mollës, gjallesat më së shumti jetojnë në kornizat e shtratit, dyshekë dhe orendi. Të padukshme për syrin e zakonshëm, ato janë vështirë të vërehen sepse nuk duan të shihen, ndërsa fshihen për çarje të ndryshme dhe hapësira të ngushta.

“Fakte që ju nuk jeni vetëm në shtrat sonte, pasi bashke me ju janë edhe shumë gjallesa tjera, që ka mundësi që kalojnë edhe në çarçaf dhe ju afrohen sa më shumë” thuhet mes tjerash në studimin e Kristiansen.

Këto imazhe ai i ka marrë në shtratin e tij, për të cilin thotë se është i zakonshëm dhe nuk dallon prej të tjerëve.

Trupi i njeriut lëshon deri në gjysmë litre djersë gjatë gjumit, duke bërë ambientin shumë të dëshirueshme për krijimin dhe shumimin e këtyre gjallesave. /Telegrafi/

https://youtu.be/TQUM6nHwbIE

Exit mobile version