Vazhdojnë reagimet pro dhe kundër për sjelljen e Maqedonisë ndaj refugjatëve që kalojnë nëpër Maqedoni për të shkuar në vendet e BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Johana Mikl-Leitner, mbrëmë para gazetarëve të agjencisë austriake të lajmeve APA e ka lavdëruar Qeverinë e Maqedonisë, për veprimin e saj në raport me krizën e refugjatëve.
“Maqedonia deri më tani ka kontribuar shumë më tepër për stabilitetin e Evropës se sa disa vende anëtare të Bashkimit Evropian”, deklaroi ajo.
Me rastin e tentativës që ilegalisht të hyjnë në Maqedoni, Mikl-Leitner theksoi se përgjejgësinë për këto skena dramatike e mbajnë ata, të cilët tek njerëzit e vendosur në Idomeni kanë nxitur pritje të rreme.
Ajo refugjatët i këshillon që të mbeten në Greqi.
“Kush ua dëshiron të mirën njerëzve në kampe, duhet t’i këshillojë që të pranojnë ushqim dhe akomodim të ngrohtë. Në vend të kësaj u sinjalizohet se është e mundur, që vetë të nisen drejt destinacioneve të dëshiruara. Kjo nuk është e përgjegjshme dhe duhet të dënohet ashpër”, potencoi ministrja austriake Mikl-Leitner./Telegrafi/