Mikey Madison festoi fitoren e saj në BAFTA për “Aktorja më e Mirë”, duke mahnitur me një fustan të vogël me temina të verdha në afterparty-n e Universal Focus në Londër.
25-vjeçarja, e cila triumfoi për rolin e saj në “Anora”, duke mposhtur favorite si Demi Moore, e kombinoi pamjen me taka ari dhe një çantë metalike.
E emocionuar pas fitores, ajo ndau një këshillë të pazakontë nga Robert De Niro, i cili i kishte sugjeruar të mos përgatitej për fjalimin e pranimit – diçka që Madison pranoi se nuk i doli aq e dobishme, shkruan DailyMail.
“Jam e tronditur, por jashtëzakonisht e nderuar. Nuk e di nëse do t’i kuptoj ndonjëherë përmasat e kësaj nate”, tha ajo.
Përveç Madison-it, Adrien Brody fitoi “Aktorin më të Mirë”, ndërsa “Conclave” dhe “The Brutalist” dominuan mbrëmjen me nga katër çmime secili.
“Anora”, një film i pavarur me buxhet 6 milionë dollarësh (5.7 milionë euro), mori gjithashtu çmimin për kastin më të mirë.
Ceremonia u drejtua nga David Tennant, me një sërë prezantuesish të njohur, ndërsa “Conclave” triumfoi si Filmi më i Mirë, duke fituar gjithashtu Filmin më të Mirë Britanik, Skenarin më të Mirë të Adaptuar dhe Montazhin më të Mirë.
Ndërkohë, “The Brutalist” u vlerësua për Regjinë më të Mirë, Kinematografinë, Muzikën Origjinale dhe çmimin e Brody-t.
Në “Anora”, Mikey luan një balerinë që martohet papritur me djalin e një oligarku rus, duke sjellë pasoja të papritura.
Filmi ka impresionuar kritikët, duke mposhtur konkurrentë të mëdhenj edhe në Critics Choice Awards. /Telegrafi/