Site icon Telegrafi

Mikete Hajdari, kandidatja e LDK-së për deputete nga komuna e Pejës

Peja e Gazmend Muhaxherit edhe njëherë dëshmoj që është krah i fuqishëm i LDK-së si dhe mbështetës i kandidates për kryeministre Vjosa Osmani.

“Palestra e sportit e cila ishte mbushur plot me qytetarë, konfirmoi se qytetarët e Pejës besojnë ne ekipin e ndryshimit, besojnë në LDK”, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri me një prezantimin e kandidates për kryeministre Vjosa Osmanit, konfirmoi se LDK me kandidatët për deputet dhe me Vjosa Osmanin në krye është ekipi i fitores, ekipi i ndryshimit dhe ekipi i punës për të mirën e popullit, Vjosa Osmani është kryeministre e popullit.

“Vullneti i pejanëve dhe i banorëve tjerë të Kosovës nuk blihet pasi askush nuk është i gatshëm të shesë të ardhmen e fëmijëve tek ata që e rrënuan shtetin e Kosovës. Ndryshim historik po vjen më 6 tetor. Ora e ndryshimit po vjen dhe ky ndryshim që sot për rikonfirmohet në Pejë është rikonfirmuar në Prishtinë dhe në tërë Kosovën”, ka thënë Osmani.

Gjatë tubimit u prezantuan edhe kandidatët për deputet nga ky subjekt ndër të cilët edhe kandidatja favorite nga qyteti i Pejës, Mikete Hajdari e cila mban numrin 48. /Telegrafi/

Exit mobile version