Site icon Telegrafi

Mikela Pupa bëhet nënë për herë të parë

Mikela Pupa

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Mikela Pupa, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka mirëpritur një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me një emër të veçantë – Aura.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale, duke ndarë dhe një fotografi të përbashkët në Instagram.

“Zot faleminderit që i dhe kuptim jetës time. Një krijesë kaq e vogël që ta ngre shpirtin peshë, të dua e vogla ime Aura 11/11/24”, kanë qenë fjalët e ish-konkurrentes së “Përputhen”.

E njëjta mori urime të shumta në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Lexo po ashtu Ish-banorja e Big Brother në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e foshnjës

Mikela për publikun u bë më e njohur për pjesëmarrjen nëpër programe të ndryshme në Shqipëri.

Tashmë është shndërruar në një personazh shumë të dashur për publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version