Kontrata aktuale e John Obi Mikelit mbaron në vitin 2017, por nigeriani këmbëngul se është i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit të Ligës Premier.
“Unë po kaloj nëpër një sezon shumë të mirë te Chelsea. Jam i vetëdijshëm se kur mbaron ky sezon. Ne do të ulemi dhe do të përpiqemi që të gjejmë një zgjidhje”,tha 28-vjeçari për goal.com.
“Nëse kjo do të thotë se duhet të largohem, mirë. Në rast të kundërt, atëherë dua të luajë dhe të mos të ulem në stol si kam bërë më parë”, tha Mikel.
Kujtojmë se trajneri italian, Antonio Conte pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Chelsean dhe ka paralajmëruar përforcime të reja në skuadrën londineze. /Telegrafi/