Mikel Arteta ka thënë se Kai Havertz ka pasur nevojë që ta ndjejë dashurinë dhe ky është sekreti për formën e tij fantastike tek Arsenali.
Gjermani iu bashkua ‘Topçinjve’ vitin e kaluar pas një aventure dëshpëruese tek Chelsea aty ku shumë tifozë kritikuan vendimin për blerjen e tij prej 65 milionë eurosh.
Havertz pati një start të ngadaltë tek Arsenali, por ai tani është bërë pjesë shumë e rëndësishme e tyre dhe është zhvilluar në një sulmues ‘vdekjeprurës’ ani pse ishte transferuar në cilësinë e mesfushorit.
25-vjeçari tashmë numëron pesë gola në nëntë ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon, pasi kishte shënuar 14 paraprakisht sezonin e kaluar.
Për këtë Arteta ka thënë se Havertz ka pasur nevojë për paksa trajtim të veçantë.
“Dashuri. Ai është një lojtar që ka nevojë për shumë dashuri. Ai ka nevojë të ndihet i mbrojtur, ai ka nevojë për të ndjerë lidhje rreth tij”.
“Në futboll dhe në jetë ju dhuroni shumë për të tjerët, kështu që atij i nevojitet kjo lidhje me njerëzit”.
“Ai e ka marrë këtë nga vetja dhe momenti kur ai ka filluar të rritet së bashku me tifozët tanë mendoj se kjo i ka dhuruar atij një dimension tjetër, një besim tjetër”, ka thënë Arteta./Telegrafi/