Arsenali e ka gjetur veten pa një sulmues qendror, por mbrojtësi William Saliba ka dalë vullnetar për ta mbuluar mungesën e Kai Havertz pas lëndimit.
Saliba me shaka doli vullnetar për të luajtur në sulm pasi Arsenali humbi shërbimet e Havertz për pjesën e mbetur të sezonit, pasi kur ishte më i ri kishte luajtur në atë pozicion.
Lëndimi i rëndë i Havertz e ka lënë Arsenalin me probleme të mëdha. Jesus tashmë ishte e ditur se nuk do të luante më këtë sezon, por pas lëndimit të gjermanit ‘Topçinjtë’ kanë mbetur pa sulmues qendror.
U prit se gjatë afatit kalimtar të janarit ata do të transferojnë një sulmues, por këtë nuk ia dolën ta bëjnë pasi dështuan ta transferojnë Ollie Watkins nga Aston Villa.
“Willy është shumë qesharak. Menjëherë, është një prej reagimeve të tij dhe është e vërtetë se ai ka luajtur si sulmues dhe kishte shënuar shumë gola”.
“Por siç ka thënë ai, ka me shumë mundësi shumë lojtarë të cilët kanë luajtur në këto pozita kur ishin më të rinj”, ka thënë Arteta.
Detyra e parë e Arsenalit pa një sulmues do të jetë udhëtimi ndaj Leicester Cityt gjatë ditës së sotme (e diel).
Është një ndër ato ndeshje për të cilat ekipi i Artetas do të kishte shpresuar për shkak të rrethanave, pasi Leicester City është ekipi me mbrojtjen e dytë më të dobët në kampionat me një mesatare prej 2.2 golash të pësuar për ndeshje./Telegrafi/