Telegrafi

Mikel Arteta refuzon të konfirmojë nëse Arsenali do të nënshkruajë përgjithmonë me David Rayan

I pyetur nëse Arsenali do të nënshkruajë me David Raya këtë verë, trajneri Mikel Arteta ka refuzuar të jap përgjigje të prerë.

Në nëntor, gazetari i njohur për lajmet rreth transferimeve të lojtarëve, Fabrizio Romano, kishte shkruar se Arsenali do të nënshkruajë me Rayan, duke e bërë lojtar të tyre pas huazimit.

Ekziston një klauzolë në marrëveshjen e tij të huazimit nga Brentford që i lejon Arsenalit ta blejë atë për 31.5 milionë euro.

“Ato biseda janë për pas sezonit, ne do të rishikojmë se ku jemi”.

“Natyrisht që ne jemi vërtet të lumtur me Davidin dhe gjithçka që ai ka sjellë në klub, në skuadër, nuk ka dyshim për këtë, por të gjitha ato vendime duhet të merren nga të gjithë ne në klub dhe do të shohim”, ka thënë Arteta.

Arteta nuk dëshiron ta bëjë punë të kryer edhe pse Raya është portieri numër një te Arsenali këtë sezon, duke luajtur 38 herë në të gjitha garat. /Telegrafi/