Site icon Telegrafi

Mikel Arteta pyetet se përse nuk ia doli ta transferonte Mountin te Arsenali

Mikel Arteta është pyetur nga gazetarët për Mason Mount në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes së sontme miqësore kundër Manchester United.

Trajneri spanjoll ka thënë se ai është shumë i lumtur me lojtarët që ka dhe ka transferuar deri më tani në këtë afat, dukë lënë të kuptohet se nuk e ka vëmendjen te anglezi.

“Ne jemi shumë të lumtur me lojtarët që kemi nënshkruar dhe lojtarët që kemi në skuadër”, deklaroi Arteta kur u pyet për Mount.

Lexo po ashtu Arsenali identifikon trasnferimin e katërt për këtë verë

Arsenali ishte në mesin e një grupi të klubeve të Ligës Premier që regjistruan një interesim për reprezentuesin anglez pasi u bë e qartë se ai ishte gati të largohej nga Chelsea.

Liverpooli gjithashtu bëri një përpjekje për të joshur Mountin në Anfield, por 24-vjeçari përfundimisht vendosi për një lëvizje në Manchester United.

Arteta, në vend të kësaj, e ndërroi fokusin e tij në rekrutimin e ish-shokut të skuadrës së Mount, Kai Havertz dhe planifikon ta rikthejë atë në rolin e mesfushës sulmuese, në të cilën ai rrallë u shfaq gjatë kohës së tij në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Exit mobile version