Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dhënë një sqarim rreth gjendjes së Declan Rice, pasi ky i fundit u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi në sfidën ndaj Tottenhamit.
Arsenal luajti baras ndaj rivalit lokal Tottenham, teksa sfida e cila u zhvillua në “Emirates” këtë të diel përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.
Tekniku spanjoll ka zbuluar se Rice ka ndjerë disa shqetësime në shpinë dhe kjo është arsyeja pse ai është zëvendësuar në derbin londinez pas pjesës së parë.
Tifozët e Arsenalit mbetën të shqetësuar rreth lëndimit të anglezit me një kalendar me ndeshje të vështira në horizont.
“He had some discomfort in his back.”
“He told us in the first half that he was uncomfortable. He couldn’t continue.”
Mikel Arteta reveals the reason behind subbing off Declan Rice at half time pic.twitter.com/l1e6hx9q0X
— talkSPORT (@talkSPORT) September 24, 2023
“Po, ai ka ndjerë një shqetësim në shpinë dhe na tha gjatë pjesës së parë se nuk po ndihej rehat dhe kur ne e vlerësuam gjendjen e tij pas pjesës së parë, ai nuk mundi të vazhdonte”, ka thënë fillimisht Arteta.
Kur u pyet nëse Rice do të mbetet jashtë fushës së gjelbër, ai u shpreh: “Shpresojmë që jo. Ne duhet ta vlerësojmë gjendjen e tij sepse është e çuditshme që një lojtar si ai kërkon që të zëvendësohet sepse nuk po ndihej rehat, kështu që shpresojmë që jo, por ta shohim”, përfundoi ai.
Pengesa e radhës për Spurs në ligë do të jetë Liverpooli, klub i cili momentalisht është në pozitën e dytë në Ligën Premier dhe ende nuk është njoftuar me humbjen./Telegrafi/