Site icon Telegrafi

Mikel Arteta flet për të ardhmen e sulmuesit Folarin Balogun

Mikel Arteta ka lënë të kuptohet se Folarin Balogun do t’i jepet mundësia për fituar një rol në skuadrën e Arsenalit në turneun e tyre parasezonal në Amerikë.

Balogun ka edhe dy vjet të mbetura nga marrëveshja e tij aktuale dhe dëshiron garanci për ekipin e parë, në mënyrë që të vazhdojë sezonin e  mirë që e kishte te Reims.

Balogun shënoi 21 gola për klubin e Ligue 1 sezonin e kaluar dhe rriti reputacionin e tij.

Arsenali do të hezitonte të humbiste një lojtar me një potencial kaq të dukshëm, por nëse vendosin ta shisnin, Topçinjtë mund të kërkojnë të fitojnë para, pasi e vlerësojnë mbi 45 milionë euro.

Ai luajti në barazimin 1-1 kundër Nurnberg, ku goditi shtyllën.

Lexo po ashtu Gjashtë klube evropiane të interesuara për Folarin Balogun

Arteta ka folur për lojtari, duke e konfirmuar që do t’i japin mundësin edhe në ndeshjet e ardhshme.

‘Epo kjo është ajo që ai ka bërë dhe kjo është arsyeja pse ne i dhamë atij minutat që ai meriton për të treguar se çfarë mund të bëjë”.

Lexo po ashtu Interi rivalizon Milanin për transferimin e Folarin Balogun

“Ai thjesht po qëndron këtu me ne për momentin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Arteta. /Telegrafi/

Exit mobile version