Site icon Telegrafi

Mike Tysonit i ofrohet shansi i rikthimit sensacional në boks – do të përballet me legjendën e rugbyt Sonny Bill Williams

Ka disa javë që Mike Tyson ka paralajmëruar që të rikthehet në boks, mirëpo ai meç do të jetë për bamirësi.

Përballja që pritet të zhvillohet në Austri, pritet që t’i mbledhë mbi një milionë euro dhe të gjitha do të shkojnë në një donacion humanitar.

Mike Tyson ka shansin që të të rikthehet në boks, derisa kundërshtari i tij thuhet se do të jetë Sonny Bill Williams.

Legjenda e Zelandës së re në rugby besohet se ka pranuar të boksojë kundër legjendës së boksit, duke pranuar edhe rrezikun që do ta ketë në ring.

Pasi Tyson bëri paralajmërimin e tij, promovuesi i boksit në Melbourne, Brian Amatruda ka marrë përgjegjësinë që të organizojë atë meç.

53-vjeçari mund të përballet Williamsit, por si kandidat potencial është edhe ish-futbollisti  Barry Hall. /Telegrafi/

 

Exit mobile version