Site icon Telegrafi

Mike Tyson zbulon kundërshtarin e tij më të vështirë gjatë karrierës

Mike Tyson ka treguar për kundërshtarin e tij më të vështirë për ta nokautuar gjatë karrierës së tij.

Legjenda e boksit kishte marrë 50 fitore nga 56 të zhvilluara, derisa ishte shpallu kampion në vitin 1997 në peshat e rënda.

Derisa konsiderohet si njëri ndër sportistët më kontrovers në histori, Tyson ka treguar për kundërshtarin më të vështirë që është përballur.

Lexo po ashtu Mike Tysonit i ofrohet shansi i ‘çmendur’ që të luftojë për titull në moshën 54 vjeçare

“Në dreq, ishte Holyfield. Po, ai ishte një bishë”, ka thënë legjenda e boksit.

“Nga përballjet e zhvilluara, 44 ishin me nokaut, derisa ka thënë se i mbanë në mend të gjitha.

“Natyrisht se i kujtoj. Nuk mund t’i harroj ato aq lehtë, ishin diçka mbresëlënëse”, ka vazhduar më tej Tyson. /Telegrafi/

Exit mobile version