Mike Tyson ka treguar tre boksierët e tij të preferuar të të gjitha kohërave duke përfshirë edhe ish-boksierin të cilin ai e quajti ‘Djalli’.
Tyson momentalisht po përgatitet për rikthimin e tij në ring, ku më datë 20 korrik do të përballet me YouTuber-in Jake Paul.
57-vjeçari nuk është ndeshur që prej se barazoi me Roy Jones Jr në një duel të mbajtur në vitin 2020, ndërsa dueli i tij i fundit profesional daton në vitin 2005 ndaj Kevin McBride, aty ku u mposht brenda gjashtë raundeve.
‘Iron Mike’ mbetet kampioni më i ri i peshave të rënda në boks dhe e përfundoi karrierën e tij profesionale me një rekord prej 50-6, pasi luftoi me më të mirët e kategorisë së tij.
Teksa ai mbetet idhulli i shumë boksierëve të peshave të rënda momentalisht, Tyson ka treguar tre boksierët që ishin tre idhujt e tij më të mëdhenj.
Në një intervistë në vitin 2021, Tyson kishte zbuluar se Muhammad Ali, Sugar Ray Robinson dhe Roberto Duran ishin tre idhujt e tij.
“Duran më inspiroi që të luftoja. Unë e shikoja atë duke luftuar dhe mendoja, ‘Wow, unë dua ta bëjë këtë’”.
“Ali, Duran, Robinson, unë i dua këta tre boksierë”, është shprehur Tyson./Telegrafi/