Mike Tyson e ka pranuar se do të kafshonte përsëri veshin e Evander Holyfield nëse do t’i duhej.
Ish boksieri i peshave të rëndë u skualifikua për kafshimin e veshit të kundërshtarit të tij gjatë revanshit për titullin e peshave të rënda në vitin 1997.
Tyson po përgatitet të rikthehet në boks në fund të nëntorit në moshën 54 vjeç kundër Roy Jones Jr.
“Unë them, jo, kurrë më, kurrë”, thotë fillimisht Tyson.
“Por mund ta bëj përsëri. Epo nëse ai bën atë që po bënte që të kafshohej, unë do ta kafshoja përsëri. Po”, ka thënë pastaj Tyson për Fox News lidhur me incidentin Holyfield.
“E kafshova sepse doja ta vrisja. Unë e humba vetëdijen në të gjithë luftën. Më nxori nga plani im i luftës dhe gjithçka”.
“Dëgjoni, mirë apo keq, nuk do të lejoj askënd të marrë lavdinë time. Kështu që, unë do të përballem me gjithçka që kam për t’u përballur”, ka thënë ai. /Telegrafi/