Mike Tyson është duke punuar që të rikthehet sa më shpejtë në boks, pas 15 vitesh që ishte pensionuar.
Promovuesi i “Bare-knuckle” Boxing Championship, David Feldman ka tentuar dy herë të bind Iron Miken që të luftojë pa dorëza (vetëm me grushte të zbuluar).
Por, Tyson i ka bërë me dije se ai dëshiron të rikthehet në rrugën e vjetër të boksit dhe po kërkon një kundërshtar serioz.
Feldman ka rrëfyer për Ring Magazine: “Ne i kemi ofruar Tysonit 18 milionë euro dhe disa benifite të tjera, por ai e ka refuzuar”.
“Kush e di se çfarë do të ndodhë me Mike Tysonin? Menaxhmenti i tij ka thënë se ai do të boksojë në korrik, por ata më pas e ndryshuan për muajin gusht, andaj kush mund ta dijë se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej ai.
Tyson është duke u stërvitur që nga muaji mars me mjeshtrin e MMA-s, Rafael Cordeiro, që po i mëson teknikat e rikthimit të kondicionit në nivele më të larta. /Telegrafi/