Mike Tyson ka refuzuar një ofertë të madhe prej 18 milionë dollarësh për t’u përballur me legjendën e MMA, Wanderlei Silva, në një luftë.
Sipas gazetës Marca, legjenda e boksit, 53-vjeçar ka hedhur poshtë ofertën e çmendur të luftëtarit veteran të MMA, sepse ai po kërkon të kthehet në boksin tradicional.
Trajneri i tij Rafael Cordeiro thotë se legjenda amerikane po përgatitet të rikthehet në ring për një ndeshje klasike të boksit sesa për një luftë pa doreza.
“Tyson po përgatitet të bëjë një ndeshje boksi me doreza”, ka thënë Cordeiro për Marca.
“Sapo filluam stërvitjen unë thashë ‘Zoti im’. Nuk dija çfarë të prisja nga një djalë që nuk ka goditur për gati dhjetë vjet”.
Training with the legendary @kingsmma_hb and the watchful eye of Uncle Mike. #C4 🏆🏆🏆+🏆 pic.twitter.com/KOkOnYq3Fy
— Henry Cejudo (@HenryCejudo) June 10, 2020
“Kështu që, nuk e prisja të shoh atë që pashë – pashë një djalë me të njëjtën shpejtësi, të njëjtën fuqi si një djalë që është 21 vjeç, 22 vjeç”.
“Unë kam trajnuar shumë boksier të peshave të mëdha në karrierën time, me jo shumë respekt për të gjithë, por ai është pothuajse aq i fuqishëm sa Wanderlei Silva është tani”, përfundoi Cordeiro.
Evander Holyfield, i cili po planifikon gjithashtu një rikthim në boks, është shpallur si një kundërshtar i mundshëm për Tyson. /Telegrafi/