Telegrafi

Mike Tyson nuk ndalet, në moshën 54 vjeçare tregon figurat muskulore gjatë xhirimeve

Mike Tyson (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ai është i njohur si “Mike i hekurt” gjatë gjithë karrierës së tij në sferën e boksit, duke u shpallur kampion për të shumë herë.

Ani pse në moshën 54 vjeçare, Mike Tyson gjatë ditës së djeshme (e enjte) është parë tejet në formë gjatë një xhirime në plazhin e Los Angeles, shkruan Daily Mail.

Boksieri, Mike është parë teksa bënte disa aktivitete, sikurse bartjen e peshave të rënda, ndërsa i theksoheshin figurat muskulore.

Për më shumë rreth këtij xhirimi, Tyson kishte veshur një palë pantallona të shkurtra sportive, ndërsa në anën e sipërme i theksoheshin tatuazhet në duar.

Stafi i cili po filmonte veprimet e tij, u panë duke mbajtur maska mbrojtëse, për shkak të sigurisë kundër pandemisë coronavirus.

Gjatë këtij aktiviteti, ish-kampioni i peshave të rënda ka treguar se ende ka kapacitet për shpejtësi, dhe aftësi për të ushtruar sikurse më parë. /Telegrafi/