Telegrafi

Mike Tyson i kishte ofruar 10 mijë dollarë një rojës që të ndeshej me një gorillë në një kopsht zoologjik

Mike Tyson, gorilla (Foto: Getty Images/Guliver)

Derisa po shëtiste me ish-gruan e tij, Robin Givens, në një kopsht zoologjik në New York në vitin 1986, ai i kishte kërkuar rojës që ta lejonte të përballej me kafshën e egër.

52-vjeçari i kishte ofruar 10.000 dollarë (8.840 euro) rojës që t’ia hapte kafazin ku ndodhej gorilla.

Gorilla me shpinë ngjyrë argjendi (Foto: Oli Scarff/Getty Images/Guliver)

Ai kishte dalë për një shëtitje romantike me gruan e atëhershme, mirëpo kur e kishte parë gorillën duke i ngacmuar kafshët tjera brenda kafazit, vendosi që të ndeshje me të.

“Kur u afruam te kafazi, aty ishte një gorilla e madhe me shpinë argjendi që po i ngacmonte gorillat tjera. Ato ishin të fuqishme, mirëpo sytë e tyre dukeshin si të një fëmije të pafajshëm. Ia ofrova rojës 10.000 dollarë që ta hapte kafazin dhe të më lejonte që ta dërrmoja atë shpinë argjendi! Ai refuzoi”, ka treguar Tyson për The Sun.

Mike Tyson (Foto: Rich Polk/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Boksieri i famshëm i kishte fituar dy medalje të arta (1981 dhe 1982) në Junior Olympics, para se ta fitonte titullin e parë të madh në vitin 1986 kundër Trevor Berbick, atë të WBC.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mike Tyson

Mirëpo, në vitin 1992, reputacioni i tij u përfshi në kundërthënie, pasi u shpall fajtor nga një gjykatë në Indianapolis për përdhunimin e një pjesëmarrëse në ‘Miss Black America’.

Dashuria e Tyson për krijesat ekzotike është dokumentuar gjatë viteve. Krahas dashurisë së madhe për pëllumbat, ai ka pasur edhe tre tigra të Bengalit, të cilët i kanë kushtuar 164.610 euro. Më vonë, tigrat i ishin marrë dhe ishin vendosur në një strehimore kafshësh.

Për më shumë se dy dekada, ish-boksieri ka në pronësi një ranç kanabisi në Kaliforni (ku është i lejuar përdorimi i kanabisit për nevoja shëndetësore dhe të rekreacionit), ndërsa më 23 shkurt do të mbajë një festival muzikor të kanabisit. /Telegrafi/