Mike Tyson kishte thënë se ai do të dëshironte të përballej me Floyd Mayweather në një duel ëndrrash.
Iron Mike dhe Mayweather shpesh herë nivelizohen nga të arriturat e tyre, duke u quajtur si bishat e boksit, shkaku i rekordeve të tyre.
Legjenda e boksit kishte thënë se është një mëkat që Mayweather nuk ishte pjesë e kategorisë së peshave të rënda në mënyrë që të përballeshin.
“Do të doja që të luftoja kundër tij (Mayweather). Do të doja që ai të ishte në peshën time”, kishte thënë Tyson në një intervistë për ShoBox.
Legjenda e boksit gjithmonë ka pasur fjalë të mëdha për amerikanin që e ka mbyllur karrierën e tij në një rekord prej 50 fitoresh, asnjë barazim dhe asnjë humbje. /Telegrafi/