Site icon Telegrafi

Mike Tyson hyn në fazën e fundit të përgatitjes për meçin ndaj Jake Paul, ai duket vërtet i frikshëm

Boksieri legjendar, Mike Tyson ka hyrë në fund të përgatitjeve të tij për ndeshjen e boksit kundër Jake Paul, e cila do të zhvillohet më 15 nëntor në stadiumin AT&T në Arlington të Teksasit.

Tyson tashmë ka mbushur moshën 59 vjeç, por nga videot që ndan me fansat e tij, mund të konkludohet vetëm një gjë – ‘Iron Mike’ duket vërtet i frikshëm.

“Ndërsa Jake vazhdon të flasë, unë thjesht vazhdoj të stërvitem. Do ta q**ë atë”, ka shkruar Tyson mungojë”, tha Tyson.

“Vetëm shikoni shpinën e tij. Nëse një pitbull do të ishte burrë, ja si do të dukej”, është vetëm një nga mesazhet e fansave të tij pasi kanë parë një nga ushtrimet që Tyson ka postuar në Instagram.

Lufta mes Tyson dhe Paul ishte menduar të zhvillohej më 20 korrik, por për shkak të lëndimit të ‘Iron Mike’, u shty për 15 nëntor.

Ata do të boksojnë për tetë raunde nga dy minuta, në vend të raundeve standarde prej tre-minutëshe për ndeshjet profesionale të meshkujve, dhe do të veshin doreza ‘14 ons’ që janë pak më të mëdha se ato standarde që shihen në ndeshjet e boksit profesionist.

Ndryshe, 57-vjeçari Tyson është një ish-kampion bote dhe më i njohuri për nokaut në histori. Në karrierën e tij profesionale nga viti 1985 deri në vitin 2005, ai kishte një rekord prej 50 fitoresh dhe 6 humbjesh dhe u kthye në ring në vitin 2020 kur lufta e tij kundër një legjende tjetër, Roy Jones, u mbyll baras pas tetë raundesh.

Lufta e tij e fundit profesionale ishte më 11 qershor 2005 kur ai u mund nga Kevin McBride dhe kjo do të jetë ndeshja e tij e 57-të profesionale.

Në anën tjetër, 27-vjeçari Paul u bë i famshëm si një Youtuber, dhe që nga viti 2020 ai është në luftime profesioniste të boksit. Në dhjetë ndeshje, ai shënoi nëntë fitore, dhe humbjen e tij të vetme e shkaktoi Tommy Fury. /Telegrafi/

Exit mobile version